Debat kushtuar provimit shtetëror
Provimi shtetëror shkel autonominë e universitetit, integritetin e studentëve dhe nënvlerëson profesorët, vlerësuan pjesëmarrësit e debatit të sotëm në këtë temë, të organizuar nga Plenumi Studentor, i cili edhe paraprakisht me anë të protestave është shprehur kundër provimit shtetëror.....

Për profesoreshën, Maja Bojaxhievska, ideja e Ministrisë së Arsimit për provim shtetëror bie në kundërshtim me të gjitha dokumentet ndërkombëtare, që sigurojnë autonominë e universiteteve.
“Kualiteti është thjesht teori e thatë. Kualiteti është vetëm gënjeshtër. Pas asaj maske, unë nuk shoh asgjë tjetër, pos dëshirë për disiplinim dhe kontrollim. Nuk shoh asgjë tjetër, pos urrejtjen e tyre të fshehtë, urrejtjen drejt universitetit”- deklaroi profesoresha, Maja Bojaxhievska.
Sipas profesorit, Ljubisha Filiç, me reforma është tepruar tashmë dhe sipas tij, ky sistem me hapa të tilla çon në shoqëri të paarsimuar. Filiç, shtoi se nga reformat e shumta është humbur edhe metoda e punës.
“Reformat në arsimin e lartë kanë vetëm një kuptim, të krijohet mendimi individual, liria individuale dhe kreativiteti, për shkak të lirisë dhe mendimit, me qëllim që ju të fitoni kredi dhe numra dhe të mateni përmes numrave që arrini t’i fitoni përmes kësaj”-tha profesori, Ljubisha Filiç.
Ndërkaq, për profesorin, Ljubomir Cucullovski, studentët kanë të drejtë të mbrojnë interesat e tyre dhe se ideja për testimin e njohurive të studentëve është tezë, e cila fajëson secilin që nuk arrin të dëshmon njohuritë e tij përmes një testimit.
“Zbatimi i provimit shtetëror, fillimisht është hulumtim i drejtpërdrejtë ndaj mosbesimit të profesorëve dhe studentëve. Kjo do të thotë se kontrolluesit duan përsëri të na kontrollojnë. Mirëpo, shtrohet pyetja, kush do t’i kontrollojë ata? Nga ana tjetër, ajo tezë që thotë se secili që nuk kalon provimin shtetëror është tezë sipas të cilës secili është fajtorë për mosdëshmimin e njohurive të tij, derisa nuk e vërteton të njëjtën”- u shpreh profesori, Ljubomir Cucullovski.
Në këtë debat ishin të pranishëm edhe studentët, por ra në sy mungesa e studentëve dhe profesorëve shqiptarë. (Farije Dauti- Bakiu, TVM2)
