Zgjedhjet Lokale 2021, deri në mesnatë paraqitja e personave të sëmurë

09.10.2021 13:49

Sonte në mesnatë përfundon afati....

Sonte në mesnatë përfundon afati për paraqitje te komisionet zgjedhore komunale për votim të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në zgjedhjet lokale më 17 tetor, ndërsa për personat me Kovid-19 ose në vetizolim afati është deri më 11 tetor në mesnatë.

Këta persona, bashkë me   të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpi të pleqve dhe personat shpërngulës të brendshëm votojnë  një ditë përpara  më 16 tetor.

“Tani rrjedh paraqitja e personave të sëmurë dhe të pufuqishëm ndërsa deri të hënën mbaron afati për paraqitjen e personave me kovid. Kështu që do të mbarojnë këto afate  ndërsa procedura vazhdon tutje. Të hënën dhe të martën  do të sillen materialet e pabesueshme ndërsa të ejten dhe të premten  sillen  fletë votimet,  listat zgjedhore të shtypura si dhe pajisjet tjera ndërsa të premten sillen pajisjet për votim biometrik” – tha Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Dashtevski: Arrijnë materialet e fundit për identifikim

Ndërkohë në KSHZ kanë arritur edhe pajisjet e fundit për identifikim bimetrik të votuesve në zgjedhejt e 17 tetorit.

“Bëhet fjalë për 1300 pajisje të cilat do të shkarkohen në hapsirat tona sepse gjatë ditës së nesërme do të mbushen me vendvotimet e fundit ndërsa deri më tani kemi 3000vendovitme të mbushura ndërsa 520 të tjerat  do të dërgohen si kuti rezervë në shtëpinë e ARM-së,  sipas komunës, vendvotimit dhe numrit serik” – u shpreh Dashtevski.

Dashtevski tha se KSHZ është e përgsatitur   plotësisht për organizmin e zgjedhjeve lokale më 17 tetor. (Nermine Mulaki – Fejzullahu, TVM2)