Aksion policor në aeroportin e Shkupit, MPB konfiskon rreth 1 mln euro të falsifikuara

09.10.2021 14:16

Rreth 1 milion euro të falsifikuara...

Rreth 1 milion euro të falsifikuara, policia ka gjetur gjatë një akcioni në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.

Gjatë kontrollit të pasaportave policia ka ndaluar dy shtetas të Kamerunit me iniciale T.R.F – 36 vjeç dhe M.B.S – 40 vjeç për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Krijim dhe blerje të mjeteve për falsifikim”.

Tek të dy personat të cilët kanë udhëtuar nga Milano janë gjetur një sërë copa letrash në të cilat qëndron dizajni I banknotes euro me vlerë prej 50,100,200 dhe 500 euro, vlera e të cilave është 902.150 euro.

“Mjetet e gjetura janë marrë dhe dorëzuar për ekspertizë në Bankën Popullore dhe në Sektorin për testime kriminalistike dhe teknike dhe ekspertizë në MBP, pas çka është konstatuar se mostrat janë imitime të bankënotave të ndryshme, të cilët janë përpunuar duke shfrytëzuar pajisje profesionale. Ndërkaq nga ekspertiza e kryer nga Banka Popullore është konstatuar se ata përfaqësojnë mostra të fazës së hershme të përpunimit të bankënotave euro të falsifikuara në vlerë prej 50, 100, 200 dhe 500 euro.” – tha zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiç Taleska.

Nga MPB-ja shtojnë se meqë të denoncuarit mjetet i kanë mbajtur në mënyrë të paautorizuar me qellim që të njëjtat t’i sjellin në Maqedoninë e Veriut dhe të shfrytëzohen për të krijuar para të rreme në vlerë prej 902.150 euro, Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar në Prokurorinë Publike Themelore Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër të dy personave. (Ersan Pajaziti, TVM2)