Zgjedhjet Lokale 2021, BDI mbajti tubim zgjedhor në Dibër

09.10.2021 14:46

Bashkimi Demokratik për Integrim...

Bashkimi Demokratik për Integrim, Agjendën e Blertë e prezentoi para banorëve të Komunës së Dibrës. Kandidati për kryetar komune, Hekuran Dika tha se Agjenda e Blertë,  për Dibrën do të thotë komunë me më tepër kompetenca,  komunë me më tepër financa me qeverisje të përgjithshme që ka piknisje llogaridhënjen dhe transparencën si dhe andministratë e digjitalizuar. 

Duka u zotua se ai dhe ekipi i tij do të angazhohen që përpikmërisht ta realizojn agjendën e blert, duke e shëndruar kështu komunën në vend shumë më të zhvilluar, me ambient dhe kushte të favorshme. Ai thotë se do të ketë zero tolerancë ndaj fenomeneve negative ndërsa qytetarët do të bëhen pjesë e vendimarrjes në komunë.

“Programi ynë parasheh mirmbajten e vazhdueshme të infrastrukturës rrugore, rrikonstruimi I rrugëve. Fokusi im do të jetë edhe në rikonstruimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujsjellësit dhe kanalizimit në vendbanimin e Dibrës. Në sferën e kulturës do të themelojm qendërn për trashigimi kulturore do të krijojm muzeun etnoografik më qytet I cili mungon. Program parasheh edhe shumë projkete për zhvillimin e infrastrukturës sportive për mirëqenien më të madhe shëndetësore dhe siguri publike” – tha Kandidati për Kryetar i Komunës së Dibrës nga rradhët e BDI-së, Hekuran Duka.

Duka tha se do të angazhohen edhe më shumë në grumbullimin e  mbeturinave ne fshatra , në mirmbajtjen dhe rregullimin e parqeve, do të mbjellin rreth 15 mijë  pisha.

Ai tha se objekti plotësues i ri i çerdhes “Breshja” është në procedur tenderimi ndërsa komuna do të përcjell me kujdes çdo fazë dhe do të kontribij për mobilimin dhe furnizimin me të gjith mjetet e duhura për fëmijët në çerdhe.  

Kryetari i Integristëve Ali Ahmeti para dibranëve tha se BDI  me Agjendën e Blertë,  ka hapur një kapitull të ri, kapitull i cili medoemos duhet të plotësohet pasi që është i lidhur drejtpërsëdrejti me kërkesat e Bashkimit Evropian. 

Një agjedë që mund të realizohet vetëm nga kuadri i BDI-së, kuadër i specializuar dhe me vizion që mund ta çojn agjendën përpara.

“Për këto 20 vite jemi përpjekur që dëshmohemi në ngritjen e kudrove , përgaditjet e tyre, sepse ne po hapërojmë drejt Europës. Duam të jemi vend anëtar. Me kuadro të papërgaditura pa specializime , dhe ashtu siç është kushtëzim lufta kundër krimit e korrupsionit gjithashtu është kushtëzim që të garojsh e përfaqësosh me kuadro e specialist të fushave” – u shpreh Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kryetari i BDI-së Ahmeti tha se dibranët gjithmon e kanë bërë vlersimin e duhur dhe është i bindur se kështu do të veprojn me 17 tetor gjatë votimit.

Në plan të parë keni vendosur familjen, përparimin e kombit, edukatën, mirëkuptimin, tolerancën dhe pikërisht duke pasur këto orientime jemi vlerësuar dhe përkrahur nga pjesa dërmuese e shqiptarëve në këto hapësira, ka thënë Ahmeti para dibraneve. (Sanije Duraku, TVM2)