Zgjedhjet Lokale 2021, BESA mbajti takime me qytetarët e Tetovës
Nga lagjja Teteks1 në Tetovë....

Nga lagjja Teteks1 në Tetovë, kandidati për kryetar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, tha se ka siguruar një kompani shumë serioze sllovene për zgjidhjen e problemit me mbeturina.
Projekti parasheh jo vetëm sistemimin por edhe reciklimin e mbeturinave. Premtoi qytet modern me plan detaj urbanistik për cdo zonë.
“Nga Sllovenia nga Maribori, ku në zgjedhjet e kaluara ne vizituanm një nga inseleratorët që merret me riciklimin e mbeturinave, ata na thanë se vazhdojnë fuqishëm të qëndrojmë pranë jush, por kemi avancuar edhe në teknikat e përpunimit dhe djegjes së mbeturinave. Na tha jepni mesazhin e madh se që pas marjes së pushtetit ne Tetovën do e bëjmë qytet të pastër e një nga qytetet më të bukura në RMV. Plane detale urbanistike për të gjitha zonat periferike të qytetit, plane urbanistike për fshatrat e Tetovës dhe një herë e përgjithmonë, në Tetovë të ndërtohet në bazë të planit, të ndërtohet ashtu si duam ta shohim Tetovën tonë të dashur. Ne kemi zgjidhje konkrete. Tetova do të jetë e pastër me ka krejt”, - u shpreh Kandidati për Kryetar të Komunës së Tetovës nga Lëvizja BESA, Bilal Kasami.
