Zgjedhjet Lokale 2021, PLD-DOM mbajti takime në Fushë Tophanë
Koalicioni PLD-DOM mbajti mbrëmë takime....

Koalicioni PLD-DOM mbajti mbrëmë takime me banorëte lagjes fushë tophanë. Premtuan zgjidhje për problemet në këtë komunë e menaxhim më të mirë me Shkupin.
“Komunës së Çairit i nevojiten shumë gjëra, duke pas parasysh se unë jam rritur këtu në këtë komunë, në këtë lagje në Fushë Tophanë edhe besoj se së bashku me qytetarët e Fushë Tophanës edhe qytetarët e Çairit e di se çfar më së shumti mungon, një më së shumti që mungon janë gjelbërimet, drunjët, të paktën ato që i kemi ato mi rujtën së paku, edhe normalisht aty ku dhemb më së shumti urbanizmi edhe trafiku kaotik” – tha Bartësi i listës ssë Këshilltarëve në Komunën e Çairit nga rradhët e PLD-DOM, Oktaj Sadiki.
“Unë ju premtoj të gjithëve që do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve në qytetin e Shkupit pa dallim përkatësie etnike, dhe çdo përkatësie dhe kjo është përkatësi partiake sepse përkatësia partiake më së paku më intereson. Se a do të më drejtohen qytetar të BDI-së, të LSDM-së, të VMRO-DPMNE së, unë do të jem kryetar që do i pranoj të gjithë dhe maksimalisht do të jem i përkushtuar në realizimin e zgjidhjeve të të gjitha problemeve të qytetarëve” – tha Kandidati për Kryetar të Qytetit të Shkupit nga rradhët e PLD-DOM, Beni Shaqiri.
Koalicioni PLD DOM mbajti mbrëmë takime edhe me banorët e komunës Petrovec. (Gyltene Sinani, TVM2)
