Zgjedhjet Lokale 2021, Arsovska: Prioritet, sistemi për furnizim me ujë

09.10.2021 15:37

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Danela Arsovska....

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Danela Arsovska, premtoi sistem për furnizim me ujë në të gjitha lagjet që përballen me mungesë të ujit.

“Do të ndërtojmë sistem për furnizim me ujë  në Çento, Stajkovc, Singeliq, Inxhikovë dhe Hipodrom. Gjithashtu edhe në Maxhari, njëra pjesë e sistemit të ujsjellësit, përskaj bulevardit Aleksandri i Maqedonisë,  do të vazhdojë deri në lagjen e re Hipodrom. Prioritet i qytetit të Shkupit do të jetë ndërtimi i një sistemi cilësor për furnizim me ujë në Lubanci, Luboten, Rashtak, Straçincë dhe Bërnjancë. Gjithashtu edhe në Rashçe, Llaskarcë dhe Bukoviç,  ku me muaj nuk kanë ujë” – u shpreh Kandidatja e pavarur për Kryetare të Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.