Zgjedhjet Lokale 2021, LSDM mbajti tubim në Koçan

09.10.2021 15:52

Karavani zgjedhor i LSDM-së...

Karavani zgjedhor i LSDM-së “Më të mirën për komunën time” prezantoj  kandidatin për kryetar të komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe listën e  kandidatëve të tyre komunal për këtë qytet. Iliev i cili në këto zgjedhje garon për mandat të dytë, vlerësoi se komuna e Koçanit është bërë kampion në mesin e gjithë komunave tjera me disiplinën, shpenzimet dhe menaxhimit të parave komunale.

Para banorëve të këtij qyteti, Iliev u lëvdua me të arriturat e tij dhe me investimet kapitale që planifikon t’i bëjë gjatë mandatit të ardhshëm.

“Realizuam projekte të cilët dëshmojnë pozitivisht për ne. Koçani sot ësht kampion për punën e mirë financiare, treguam se kjo komunë mund të udhëhiqet  me përgjegjësi dhe ndershmëri. Për katër vitet e fundit ndërtuam një çerdhe e re për fëmijët, ndërsa në katër vitet e ardhshme planifikojmë të ndërtojmë edhe nje shtëpi për pleq. Investuam 3 milion euro për zhvillimin e turizmit, ndërsa gjatë katër vitet e ardhshme do të fillojmë të projektojmë ski qendrën në Carev Vrv dhe parku adrenalin në Osogovë. Punojmë që ju t’i ndjeni mirësitë dhe përfitimet e pasurive natyrore- ujrat gjeotermale" – tha Kandidati për Kryetar të Komunës së Koçanit nga rradhët e LSDM-së, Nikolço Iliev.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev para banorëve të Koçanit u shpreh shumë i kënaqur nga të arriturat dhe menaxhimit të deritanishëm të Ilijevit me këtë qytet.

Tha se falë atij, ky rajon nuk lënë pas dore siç ishte më përpara, pasi që është investuar shumë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, në lidhjen e Koçanit me qytet tjera për rreth. 

Zaev apelon, votoni Iijev se ai do të realizojë projekte shumë të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e përditshme të banorëve.

“Shikojeni rrugët për rreth qytetit të Koçanit, rrugën rajonale Koçan- Delçec, rruga Koçan- Ponikva, rruga Trkanje- Pishica, Krupishte- Koçan, të gjitha arteret kryesore të këtij rajoni këndej sot janë moderne, janë  rrugë europiane,  të cilët mundësojnë komunikacion të shpejt dhe të sigurt me qytetet tjera për rreth Koçanit.  Në Koçan ndërtuam dhe e pajisëm tërësisht cerdhen e re me kapacitet prej 115 fëmijë dhe e bëmë qendrën e re për rritje dhe zhvillim të shpejt tek fëmijët në Trkanje me kapacitet prej 40 fëmijëve. Në mandatin e ardhshëm Koçan do të fitojë hyrje dhe dalje të re në bulevardin e qytetit. Zhvillimi rajonal dhe lokal i këtij qyteti do të përfshijë dhe ndërtimin e një urë të re në lumin Koçan, ndërsa për zhvillimin e sportit dhe mbështetje e të rinjëve parashikohet të ndërtohet një sall të re të sportit, ndërsa për më të moshuarit një Shtëpi për Pleqtë." – deklaroi Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev tha se lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski do t’i humb zgjedhjet lokale si me numrin e kryetarve ashtu edhe me numrin e përgjithshëm të këshilltarëve të fituara. Shprehet i bindur se VMRO-DPMNE do të humb edhe Qytetin e Shkupit.

Karavani zgjedhor i Koalicionit “Më të mirë për komunën time” mbrëmë poashtu realizoi takime me qytetarët e Zërnovcës dhe  Çeshinovë Obleshevë ku prezantuan lista e këshilltarëve dhe kandidatët për kryetar  Viktor Angelov dhe Goranço Kërstev. (Rexhep Qamili, TVM2)