Shtajneker: Dallimet mes Shkupit dhe Sofjes janë të theksuara
Ish diplomatja gjermane....

Ish diplomatja gjermane në vendet ballkanike dhe njohëse e çështjeve në rajon, Gudrun Shtajnaker, nuk është optimsite se problemet dypalëshe mes Shkupit dhe Sofjes do të mund të zgjidhen për një kohë të shkurtër, madje thotë se duke i ditur argumentet dhe qëndrimet e të dyja palëve, dy shtetet nuk do të arrijnë të dakorodet pa ndihmën e shtetit ndërmjetësues.
Shtajneker: Sofja të mbështesë RMV-në për fillimin e bisedimeve
Për radion bullgare, Shtajnaker ka potencuar se Bullgaria nuk duhet të jetë pengesë e rrugës së integrimit të RMV-së, pasi që sipas saj, për momentin bëhet fjalë vetëm për nisje të negociatave.
Të dyja palët, duke respektuar frymën e Marrëveshjes për fqinjësi, duhet patjetër të pranojnë se kanë dallime të theksuara, por se punojnë për tejkalimin e tyre dhe arritjen e zgjidhjes së përbashkët. Kjo do të merr kohë. Deri atëherë, Bullgaria nuk duhet të përzihet në fillimin e bisedimeve për antarsim të RMV-së në BE, sepse për momentin punohet vetëm për fillim të procesit negociues.
Megjithatë, ambasadorja Shtajnaker është shprehur kategorike për aderimin e një shteti brenda BE-së duke pasur konteste të hapura bilaterale. Sipas saj këtë mësim BE e ka nxjerrur me anëtarsimin e Qipros, e cila akoma ka probleme me pjesën qipriote në Turqi.
Kohëve të fundi diplomatët gjerman janë më të zëshëm në mbrojtjen e tezës se shtetet aspirante për në BE duhet ti kenë plotësuar në tërësi kushtet e Kopenhages, në kohën që do ti fillojnë bisedimet.
Në të njëjtën vijë ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel në samitin e BE-së në Bërdo. Ajo tha se për momentin, asnjë vend aspirant ballkanik nuk është gati ti fillojë negociatat për integrim. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
