“Washington Post”, kriza energjetike pasojë e mungesës së gazit
Kërkesa globale për gaz natyror....

Kërkesa globale për gaz natyror, problemet me përpunimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, shpejtësitë më të ulëta të erës në Detin e Veriut në 20 vitet e fundit, të gjitha kanë kontribuar në një rritje të madhe të çmimeve të energjisë elektrike të qymyrit, thuhet në një analizë të “Washington Post”.
Ambiciet energjetike të Evropës duhet të jenë të qarta, transformimi i prodhimit dhe distribuimit të energjisë elektrike, thuhet në këtë raport.
“Çmimet e energjisë elektrike skajshmërisht “kërcyen” në kohë të rimëkëmbjes së ekonomive nga pandemia e virusit korona, përkatësisht, me rritjen e kërkesës kur oferta ishte shumë e ulët. Termo-elektranet janë të mbyllura, rezervat e gazit janë nën normalen, kurse varshmëria e rritur ndaj burimeve të ripërtëritshme të energjisë bëhet e prekshme”, thuhet në analizën e “Washington Post”.
Më tej në raport thuhet se vendet më të rrezikuara për të mbetur pa energji elektrike janë ato vende që kanë lidhje të kufizuara kabllore me fqinjët.
Në situata krize, këto vende kanë më pak të ngjarë të përfitojnë nga ndërlidhja e tregut evropian, i cili lejon që energjia të vijë aty ku është më e nevojshme dhe aty ku arrin çmimin më të mirë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
