Apel për kandidatët e pavarur dhe partitë, TVM2: Shfrytëzoni minutazhin ligjor për prezentim
Sipas nenit 76-A të Kodit Zgjedhor....

Sipas nenit 76-A të Kodit Zgjedhor, në periudhën e fushatës zgjedhore, Servisi Publik është i detyruar të sigurojë përfaqësim të adekuat të pjesmarrësve në fushatë, ku përvec kohës së përcaktuar qartë për aktivitetet e partive në pushtet dhe opozitë, e për ngjarjet e tjera që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor, duhet të ndajë kohë televizive në edicionet informative, edhe për aktivitetet e kandidatëve të pavarur, aktivitete këto që duhet të zënë ligjërisht një kohë prej 10% të kohës së përgjithshme në edicionet e lajmeve.
TVM 2 megjithatë ka hasur në vështirësi në prezentimin e aktiviteteve të kandidatëve të pavarur shqiptarë që garojnë në këto zgjedhje.
Megjithë kërkesat tona të vazhdueshme, minutazhi ligjor i përditshëm i kandidatëve të pavarur në dy javët e para të fushatës, nuk është plotësuar në tërësi, pikërisht nga mos përgjigja e tyre ndaj kërkesë sonë për informim paraprak për çdo aktivitet që kanë. Ftojmë kandidatët e pavarur që të shfrytëzojë në maksimum mundësinë ligjore për të qenë të pranishëm në edicionet tona informative, sipas kohës që ua përcakton ligji .
Gjithashtu ju apelojmë të gjithë pjesmarrësve në zgjedhje të shfrytëzojnë në maksimum edhe kohën e përcaktuar për Prezentim Politik pa Pagesë, që është gjithashtu obligim ligjor i Servisit Publik, e që deri më sot e kanë shfrytëzuar shumë pak nga pjesmarrësit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, megjithëse të gjithë pjesmarrësve në këto zgjedhje, u është bërë ftesë zyrtare për ta shfrytëzuar këtë minutazh.
