Covid 19, 18 viktima, 344 infektime të reja në 24 orë

09.10.2021 17:09

18 pacientë e kanë humbur betejën...

18 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.

6 prej viktimave janë nga Shkupi , nga 1 viktimë  Kavadari, Ohri dhe Prilepi. Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital.

Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “ Termini im”, u raportuan edhe 9 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 7 shtatori deri  4 tetor .

Prej tyre 6 vdiqën në kushte spitalore dhe 3 persona të tjerë në  shtëpi. Ndërkohë  nga 4.926 testime të realizuara kanë rezultuar positive 344 persona, prej të cilëve  143 prej tyre në Shkup. Janë regjistruar edhe  3984 pacientë të shëruar, të evidentuar në regjistrin me rezultatet e fundit, por që janë raste më të hershme të pacientëve të shëruar që në muajin  gusht, si raste të cilat  kanë qenë të hospitalizuar  dhe të çlajmëruar pa u informuar  spitaliet.

Në vend ka 6984 raste aktive.