Eurointegrimet, Halili: Porosia e Samitit “Tërhiq e mos e këput”
Samiti i BE-së i mbajtur në Bërdo të Sllovenisë....

Samiti i BE-së i mbajtur në Bërdo të Sllovenisë, ishte i zakonshëm dhe nuk pati asgjë të vecantë nga samitet paraprake, sa i përket porosisë së liderëve europian, thotë për TVM2 ish ambassadori Muhamet Halili.
Sipas tij liderët europian përvec që përsëritën qëndrimin se BE do të mbetet e hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk dhanë korrnizë të saktë kohore për anëtarësimin e Ballkanit në BE.
Mos definimin e politikave të qarta të BE-së për Ballkanin, ish ambasadori Halili i konsideron si taktikë e tipit “Tërhiq e mos e këput”.
Megjithatë çdo rritje e euroskepticizmit tek vendet aspirante për BE mund të prodhojë efekte negative, si dhe bashkangjitje me Kinën dhe Rusinë, shton Halili.
“Samiti kësaj radhe në Bërdo ishin sikur gjithë samitet tjera të deritani, dhe nuk kishte ndojë karakteristik të vecant sa i përket politikës të përgjithshme të vendeve anëtare të BE-së ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perendimor. Kjo taktikë e vendeve anëtare dhe kryesisht BE-së ndiqet nga filozofija “tërhiqe e mos e kput”, don të thotë se gjithnjë niset nga parimi i premtimit se prespektiva e vendeve të Ballkanit Perendimor është Bashkimi Europian, nga arsyeja se cdo shkëputje e shpresave të vendeve që aspirojnë për anëtarësim të plotë në BE, mund të sjellë edhe politika të bashkangjitjes së këtyre vendeve të Rusisë dhe Kinës“ – tha Ish Ambasadori, Muhamet Halili.
Perspektiva europiane, Halili: Stërzgjatja e kontestit me Sofjen, ngec integrimi
Ish ambasadori Halili potencoi gjithashtu se se mungesa e angazhimit serioz nga ana e Shkupit Zyrtar dhe Sofjes për tejkalimin e kontestit, nuk mund të heqë as veton, ndërsa stërgjatja e këtij problemi prodhon politika dëshpëruese.
“Derisa Ballkani të stabilizohet në shumë aspekte nuk besoj se do të bëhet një integrim i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perendimor në BE, sepse ekziston një rezistencë e tepërt në vendet anëtare të BE të cilat vendosin për këto qështje. Sa I përket Maqedonisë është një problem në veqanti, sepse është këtu qëndrimi I Bullgarisë ndaj qështjes së identitetit dhe gjuhës maqedonase për të cilën ata nuk lëshojnë pe. Ky problem nuk pritet të zgjidhet shpejt për arsyje se kushtet e parashtruara nga ana e Bullgarisë janë në njëfar mënyrë të pa pranueshme për establishmentin politik maqedonas këtu” - u shpreh Halili.
Çdo stërzgjatje e problemeve brenda vendeve të rajonit zgjat dhe afatet kohore për anëtarësim në BE, sepse kjo e fundit nuk dëshiron që problemet e pazgjidhura të vendeve të rajonit të Ballkanit ti përcjellë brenda vetes, shton ish ambasadori Muhamet Halili. (Fitim Kryeziu, TVM2)
