Zgjedhjet lokale 2021, ASH-AAA mbajti tubim në Komunën e Gostivarit

09.10.2021 17:20

Koalicioni ASH –AA në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore....

Koalicioni ASH –AA në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore në Gostivar mbajti tubim parazgjedhor me banorët e lagjeve Lajthia dhe Dutllok. Para antarëve dhe simpatizuesve të kësaj partie u shpalos programi parazgjedhor i titulluar “Gostivari i transformuar”.

Kandidati për Kryetar i Komunës së Gostivarit nga koalicioni ASH- AA  Arben Taravari nga banorët e Gostivarit kërkoi përkrahjen edhe  për një mandat tjetër dhe ftoi qytetarët të kenë maturi dhe qetësi deri në fund të fushatës.

Taravari ftoi simpatizuesit që të bisedojnë me njërëzit, të tregojnë argumentet duke kërkuar përkrahje , por pa presione dhe kërcënime.

Ai më tej shtoi se qartazi shihet puna që është realizuar në këtë Komunë në katër vitet e kaluara, duke shtuar se ky koalicion do të festojë fitoren më 17 tetor dhe kjo fitore do të jetë e përbashkët për të gjithë qytetarët .

“Kush është me ne le të na votojë, e kush nuk është me ne le të shkojnë aty ku mendojnë. Tregonu njerëzve se ato që na bëjnë kërcënime dhe kanosje,  ato që u bëjnë disa antarëve tanë, thoni se jeta me 18 tetor vazhdon sepse 17 tetor ne do ta festojmë fitoren e madhe dhe në fitoren tonë në Gostivar do ti thirim edhe kundërshatët tanë,  sepse do të festojmë bashkë sepse është fitorja e Komunës së  Gostivarit dhe është fitorja e qytetarëve të Gostivarit” – tha Kandidati për Kryetar të Komunës së Gostivarit nga ASH-AAA, Arben Taravari.

Edhe Kryetari i ASH së Zijadin Sela potencoi se fitorja në Gostivar është mëse e qartë. Sipas tij në Gostivar është puna e kryer dhe ndryshimet do të vazhdojnë, ndërsa Gostivari do të paralajmërojë fitoren e Aleancës në këto zgjedhje.

Ai më tej shtoi se intelektualët të mirfilltë nuk janë  ata që kanë vetëm një copë letër, por ata që luftojnë fenomenet negative e ata janë kuadrot e Alenacës së Shqiptarëve  dhe Alternativës.

Ai më tej shtoi se nuk mund të jesh mjek dhe të jesh në listat e BDI së ndërkohë që konstaton që mjeksia është rrënuar këto njëzet vite.

Poashtu nuk mund të jesh arsimtar dhe të shohish nivelin në të cilin e kanë degraduar arsimin ata që njëzet vite kanë pushtetin.

Sela më tej shtoi se kundërshtarët politik shpenzojnë kot kohën e tyre sepse Arben Taravari është i pari dhe do të fitoj në rrethin e parë zgjedhor.

“Gostivari do të rradhis fitoret e ASH së në Gostivar këto katër vjet që vinë do të jenë më tepër se ndryshim. Nga Gostivari do të transmetohet fitorja në Strugë, e do të përcillet në çdo komunë deri në Likovë se përfundimisht ka ardhur koha që të vijë demokracia , liria shpresa, që vjen bashkë me ndryshimin” – deklaroi Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela.

Sela kërkoi nga gostivarasit të rrethojnë numrin 6 dhe të përkrahin edhe bartësin e listës dhe kandidatët për këshilltar. (Flutura Latifi, TVM2)