Shahpaska: Nuk panifikohet skrining në kopshtet për fëmijë

09.10.2021 17:31

Situata me Covid 19...

Situata me Covid 19 në kopshtet e fëmijëve është stabile, ka deklaruar ministrja e punës dhe Politikës sociale Jagoda Shahpaska.

Kopshtet ishin ndër institucionet e para të cilat u hapën vitin e kaluar, me crast u dëshmua se kopshtet janë ndër objektet më të sigurta  për përkujdesjen e fëmijëve  të moshës parashkollore.

Sipas të dhënave nga minisria e Punës dhe Politikës Sociale për momentin vetëm 9 të punësuar janë regjistruar positiv me covid 19, dhe 6 fëmijë. 

Tani për tani nuk është planifikuar të bëhet skriningu- edhe në kopshte. 

Gjithsej 79% e të punësuarve janë të vaksinuar, edukatoret dhe përkëdhelëset janë me përqindje më të madhe të vaksinimit  deri në 78%.

Prania e fëmijëve në kopshte është e rregullt, si dhe rrespektimi i masave dhe protokolleve po shkon sipas rregullave, ka deklaruar ministrja Shahpaska.