Zgjedhjet Lokale 2021, “E Majta”, vizioni për komunën e Gjorçe Petrovit
Kandidati për kryetar të komunës së Gjorçe Petrovit....

Kandidati për kryetar të komunës së Gjorçe Petrovit nga rradhët e partisë “E Majta” Aleksandar Dimitrieviq premton se nëse zgjidhet kryetar, do të zgjidh njëherë e përgjithmon problemet infrastrukturore jo vetem mbrenda lagjës por edhe në vendbanimet rurale, do të bëjë revidim të planeve të deritanishme urbanistike. Përveç kësaj Dimitrieviq tani premton se për çdo projekt të ardhshëm i cili planfikohet të realizohet, do të dëgjohet zëri dhe mendimi i qytetarëve përmes organizimit të një referendumi.
Premton ndërtime në përputhje të rregullave ligjore, dhe se qytetarët do të kenë qasje në miratimin e planit të ri urbanistik.
“Të gjitha planet e deritanishme urbanistike do të rishikohen, do të themi stop për planet e reja urbanistike, ndërsa zhvillimin e mëtejshëm urbanistik do të realizohet përmes debateve publike ku do të mund të marrin pjesë të gjithë banorët, ndërsa seancat e Këshillit Komunal do të xhirohen me qëllim që banorët të mund të njoftohen se çfarë është vendosur për venbanimet e tyre, ndërsa për çështjet më të mëdha komunale, do të organizojmë edhe referendume” – tha Kandidati për Kryetar të Komunës së Gjorçe Petrovit nga rradhët e partisë “E Majta”, Aleksandar Dimitrieviq.
Një nga prioritetet e Dimitrieviq është digjitalizimi i shërbimeve komunale, përmirësimin e jetës kulturore në Gjorçe Petrov, si dhe përmirësimi i kushteve dhe jetës së deritanishme të qytetarëve dhe të punësuarëve në këtë komunë.
“Në fillim të mandatit tim si kryetar të komunës, do të kisha ofruar promovimin dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve dhe do të kisha kontribuar për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve duke rinxhalur parkun kryesor në Gjorçe Petrov, duke organizuar festivale të ndryshme, duke bërë edhe një koloni të artit, do ta meremetojmë rrugën më të frekuentuar në Gjorçe Petrov duke, ndërtuar rrethrotullime sinjalizim për ngadalësimin e shpejtësisë së automjeteve, dhe kushte të mira për qarkullim për drejtuesit e automjeteve por edhe për çiklistët” – u shpreh Dimitrieviq.
Të gjitha kandidatët e partisë “E majta” të cilët garojnë në këto zgjedhje përbetohen se do të angazhohen për ndërprerjen e ndërtimeve jashtë planit detal urbanistik, se do ti vendosin fund kaosit nëpër rrugë, se do të punojnë për të implementuar Agjenden e Gjelbërt, duke ulur ndotjen e ajrit në vend, duke gasifikuar komunat dhe duke pyllëzuar malet e vendit tone dhe duke menaxhuar mirë me mjetet financiare të komunës. (Rexhep Qamili, TVM2)
