Kriza energjetike, Rama shpalli planin e shpëtimit, s’ka rritje çmimi
As rritje të çmimit për familjarët e bizneset....

As rritje të çmimit për familjarët e bizneset dhe as ndërprerje të energjisë, nuk parashikon plani me tre pika i përballimit të krizës energjitike, prezantuar pasditen e kësaj të shtune nga kryeministri Edi Rama.
Realizimi i këtij plani do të kushtojë 200 milionë euro për deri më 15 prill të vitit të ardhshëm.
Plani i qeverisë për krizën energjetike
1.E para garantimi i furnizimit të energjisë elektrike pa të gjithë
2.Mbrojtjen e familjes dhe biznesin e vogël nga rritja e energjisë
3.Garantimi i fondit likuid për ndërveprimin me tregun
Duke iu përgjigjur opozitës për rritjen e pagave, kryeministri Rama tha se nëse do të rriste pagat e pensionet minimale, atëherë Shqipëria do të përballej me krizë urie.
“Dikush po thotë se 8 vjet më parë i paskemi pasur pagat më të larta dhe sot jemi të fundit, po faktet nuk janë opinione dhe tabela e pagave flet ndryshe. 8 vjet më parë kemi qenë të fundit, të tjerë thotë se i kemi braktisur njerëzit në nevojë dhe që kemi rritur energjinë elektrike, faktet nuk janë opinione. Të rrisësh pagat përtej mundësive, logjikë e Sudes! Me reformën tonë të energjisë, çmimi u ul nën koston e prodhimit për të mbrojtur konsumatorët.” – tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Këtë të premte kryeministri Edi Rama shpalli emergjencën energjetike, duke e pasuar këtë vendim me planin me 3 pika, për përballimin e situatës nga konsumatorët dhe bizneset e vogla. (Luljeta Ndoka, TVM2)
