Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE me tubime zgjedhore në Shkup

09.10.2021 17:55

VMRO DPMNE dhe koalicioni “Ripërtëritja për Maqedoninë”....

VMRO DPMNE  dhe koalicioni “Ripërtëritja për Maqedoninë” prezentoi programet e kandidatëve për kryetar komunash në Butel, Aerodrom dhe Gazibabë.  

Kandidati për kryetar komunë në Butel, Darko Kostovski , tha se motiv i tij është që më në fund komuna të ndryshoj, sepse qytetarët përveç faktit që janë të gënjyer, ata janë edhe të nënçmuar.

Ditën e parë që do të fitoj besimin e qytetarëve , do ta liroj ndërtesën e komunës për ta shëndruar at në poliklinik ndërsa administrat  do të shpërngulet në ndonjë vend tjetër të përshtatshëm.

“Kjo vetëqeverisje lokale e paaft dhe pushteti qendrorë I LSDM-së në butel do të mbahen mend për këto kanaqe ose siç i quajnë ato ambulancë modulare. Me këtë ata e turpëruan banorët e Butelit. Ata për këtë komunë nuk bënë asgjë.  Ne do të ndërtojmë një poliklinik të re, por deri atëherë ndërtesën e komunës do ta shëndrojmë në poliklinik” – tha Kandidati për Kryetar të Butelit nga rradhët e VMRO-DPMNE, Darko Kostovski. 

Kostovski tha se Komuna e Butelit do të fitoj në qendër të re sportive, do të ndërtojmë dy kopshte për fëmijë në komunë që më në fund të zgjidhet problemi me mos pasjen e vendeve të lira për fëmijët, dy parqe të reja, qendër të re tregtare dhe qendër kulturore dhe një punkt zjarrfikësh. 

Ai premtoi se banorët e Lubetenit  dhe Lubancit më në fund do të furnizohen me ujë të pijshëm dhe do tu siguroehn kushtet elementare për jetesë. 

Kandidati për kryetar komune në Aerodrom, Timço Mucunski para qyetarëve premtoi realizimin e shumë projketeve. Paralajmëroi ndërtimin e katër çerdheve të reja, 0 harxhim për prindërit, do të ndërtohet një kino, teatër, leximore.

Ai tha se do të ketë një komunë moderne që do të jetë shembull për të gjithë.

“Premtojmë 4 çerdhe të reja dhe rinovimin dhe zmadhimin e kapaciteteve aktuale. Premtojm modernizimin jot ë një shkolle port ë të gjitha shkollave fillore. Aerodromi do të bëhet me Kino, Teatër , Leximore dhe park rekreativ, çdo fëmijë çdo muaj do të fitoj bursë sportive ndërsa prindërit do të kenë  zero harxhime për çdo fëmijë të regjistruar në çerdhe dhe shkolla fillore” – tha Kandidati për Kryetar të Aerodromit nga rradhët e VMRO-DPMNE, Timço Mucunski.

Dy zona të reja industriale në Gazi Babë dhe mbështeteje për  bizneset mikro dhe të vogla premtoi kandidati për kryetar komune në Gazi Babë, Boban Stojkovksi.

Ai tha se do të përqëndrohen për të bërë një infrastruktur lokale moderne, do të përmirsojnë arismin dhe do të avansojnë  kushtet për sport.

Prioritet do të kenë ekoligjinë, ndërsa programi i tyre parasheh edhe projekte për avancimin e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale.

“Ju ofroj një plan real për për një Komunë më të mirë. Ky program është zgjidhja e të gjitha problemeve tona. Për çdo problem që detektuam e kemi shënuar  dhe aty parashifet mënyra e zgjidhjes së problemeve por edhe afati kohorë dhe mjejet financiare që do të harxhohen. Me këtë program do ta bëjm komunën ekonomikisht më të fuqishme, urbane dhe të gjelbëruar” – deklaroi Kandidati për Kryetar të Komunës së Gazi Babës nga rradhët e VMRO-DPMNE, Boban Stojkovski.

Kjo është lufta e popullit kundër sistemit të korruptuar. Luftë e njeriut të zakonshëm kundër prangave të pushtetit tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski u tha qytetarëve se jo të gjithë janë njësoj, d.m.th se ai beson në Maqedoninë dhe njerëzit e saj, ndryshe nga LSDM dhe Zoran Zaev të cilët besojnë në tenderë, pushtet dhe para.

“Kjo është një luftë e idesë në të cilën ne besojmë dhe ëndërrojmë, në krahasim me shkatërrimin e vlerave dhe shkeljen e parimeve. Ata besojnë në tendera, unë besoj në Maqedoninë dhe njerëzit e saj. Ato janë politika e pushtetit dhe parave, unë jam për krijimin e një të ardhmeje për të gjithë brezat. Ka një ndryshim. Ne jemi të ndryshëm në moral, vepra, histori dhe qëllime”, tha Mickoski.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhjet lokale dhe të votojnë për numrin 7. (Sanije Duraku, TVM2)