Zgjedhjet Lokale 2021, “Mundësi për Qendrën” vizion për parkingjet
09.10.2021 18:12
Iniciativa qytetare “Mundësi për Qendrën”....

Iniciativa qytetare “Mundësi për Qendrën”, thotë se me menaxhim të duhur të parkingjeve aktuale, banorët e kësaj komune nuk do kenë më probleme.
“Ne mendojmë se kërkesa për parkingje nuk është aq aktuale, kur vecmë ka parkingje që nuk përdoren. Duhet vetëm që ato të rioganizohen si duhet , e qytetarët të ndërgjegjësohen se duhet të luftojë për atë që njëherë e kanë pasur. Ka huti edhe gjatë shitjeve e ndërrimit të pronësisë. Ato parkingje nuk u janë ofruar banorëve për shitje. Aktualisht banorët parkojnë nëpër rrugë” – thonë nga “Mundësi për Qendrën”.
