Ministria e Shëndetësisë, ulet numri i fataliteteve nga Covid 19

10.10.2021 14:00

Të dhënat e publikuara në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë....

Të dhënat e publikuara në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se gjatë kësaj jave është ulur numri i të vdekurve por dhe i infektimeve të reja nga  covid 19.

Sipas të dhënave të fundit, në vend ka 6.967 raste aktive, prej të cilave 3.461 janë në Shkup, më pas Kumanova me 629 dhe vendin e tretë e zë Tetova me 186 raste aktive.

Numri i rasteve aktive u zvogëlua në mënyrë drastike pasi që ditë më parë  Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë zbuluar 3.645 raste më të vjetra të personave të shëruar nga muaji gusht, dhe të clajmëruar pa u informuar  spitalet.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftuan se rreth 75% e mësimdhënësve janë të vaksinuar, ndërsa mësimin nga jashtë e ndjekin rreth 2% e nxënësve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinim me një dozë ka kryer 47 për qind e popullsisë, ndërsa me dy doza 44 për qind.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 e gjithë popullsisë është vaksinuar dhe vetëm 35% ka pranuar dy doza.