80-vjet nga Kryengritja popullore, RMV manifestim për 11 Tetorin
Maqedonia e Veriut sot dhe nesër....

Maqedonia e Veriut sot dhe nesër po shënon festën shtetërore 11 Tetorin- ditën e kryengritjes popullore.
80 vite më parë, në vitin 1940 është shënuar fillimi i luftës popullore-çlirimtare dhe rrumbullakim i lindjes së shtetit të Maqedonisë së Veriut.
Manifestimi qendror është nën organizim të Qeverisë dhe Komunës së Prilepit me pritjen solemne në sheshin “Metodia Andonov Çento” në Prilep këtë mbrëmje. Manifestime do të ketë edhe nesër, më 11 tetor në Prilep.
Të hënën delegacioni i kreut shtetëror, i organizatave shoqërore dhe politike, i Armatës, kori diplomatik do të vendosin lule para përmendoreve të Metodia Andonov Çento, Kuzman Josifovski Pitu dhe para përmendores së “Gruaja Luftëtare”.
Në Shkup shënimi i 11 Tetorit do fillojë në kompleksin memorial “Varrezat partizane” në Butel.
