Zgjedhjet Lokale 2021, Lëvizja Besa mbajti tubim në Bogovinë
Lëvizja Besa shpalosi ofertën zgjedhore në Bogovinë.....

Lëvizja Besa shpalosi ofertën zgjedhore në Bogovinë. Premtuan se do I bëjnë realitet të gjitha temat e mbetura nga mandatet e kaluara dhe premtimet e parealizuara të oponentëve . Thanë se gjatë mandatit qeverisës së Lëvizjes Besa do të krijohen kushte më të mira për mirëqenien e shoqërisë dhe ndalimin e migrimit të gjeneratave të reja.
“Në Komunën e Bogovinës ka filluar të fryjë një frymë ndryshimi, frymë e Lëvizjes Besa. Ne gjatë mandatit qeverisës do të ndryshojmë politikat e harxhuara me politika dhe politikanë të rinj dhe vizionarë, do ta ndryshojmë korrupcionin me transparencën dhe këtë e ofrojmë ne së bashku me bashkëpunëtorët tanë, që kanë shprehur gatishmëri që të punojnë për një komunë me të mirë dhe më moderne” – tha Kandidati për Kryetar të komunës së Bogovinës nga Lëvizja Besa, Fatmir Sabriu.
“Pa fajin tonë, në këta zgjedhje na janë imponuar disa tema, të cilat ne duhet ti flasim në këta zgjedhje. Edhe pse jemi në shekullin 21, ne ende duhet të meremi me probleme të kanalizimit, furnizimit me ujë, ndriçimit, infrastrukturës elementare. Para jush zotohemi se këto tema njëherë e përgjithmonë do t’i mbyllim brenda këtij katërvjeçarit dhe askush mos ju lodh më me premtime të tilla. Në zgjedhjet e ardhëshme ne do të merremi me ofertë për problem bashkëkohore” – u shpreh Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami.
Thanë se Lëvizja Besa ofron ide dhe projekte konkrete e ambicioze, realiste dhe të forta, për të menaxhuar me komunat. Sipas tyre, Besa është shpresa e vetme dhe konkrete për qytetarët e kësaj zone. (Visar Sadiki, TVM2)
