Zgjedhjet Lokale 2021, ASH AAA, mbajti tubim në Komunën e Kumanovës

10.10.2021 14:45

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa....

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa mbrëmë vazhduan me aktivitetet parazgjedhore në Komunën e Kumanovës.

I vetmi kandidat shqiptar garues për të parin e Kumanovës, Bekim Saliu, shpalosi platformën dhe programin e koalicionit dhe premtoi për barazi të plotë si në arsim, kulturë, infrastrukturë, pasi sic tha ai, qytetarit kumanovarë shqiptarë tash e disa dekada me rradhë këto të mira sociale po i mungojnë.

Ai gjithashtu foli edhe për fenomenin e migrimit, premtoi edhe rregullimin e çështjes së objektve shkollore të gjimjnazit “Sami Frashëri” dhe SHMK teknike “Nace Bugjoni”. 

“Fenomeni i migrimit vitet e fundit ka tanguar qytetarët shqiptarë të Kumanovës, të cilët për arsye socio-ekonomike po detyrohen të braktisin vendlindjen dhe po marrin rrugën e kurbetit për një jetë më të mirë, andaj, nëse më jepet mundësia për të udhëhequr me komunën e Kumanovës, bashkarisht do të luftojmë këtë dukuri” – tha Kandidati për Kryetar të Komunës së Kumanovës nga rradhët e ASH-AAA.

Para kumanovarëve foli edhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi, i cili theksoi se Kumanova si qytet dhe qytetarët e saj sidomos shqiptar vuajnë nga shumë probleme të cilat lidhen me migrimin, me arsimin, me ekonominë.

“Në 4 vitet e ardhëshme koalicioni ASH-AAA, në këshillin komunal të Kumanovës duhet të zhvillojë një betejë të pakompromis për ta përmisuar gjendjen me të cilë po ballafaqohet qytetari shqiptar i Kumanovës” – u shpreh Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Në fjalimin e tij, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përgëzoi edhe një herë kumanovarët për atë se siç tha ai, kumanovarët sollën ndryshimin në zgjedhjet e kaluara parlamentare ku u votua ky koalicion e që morri vota të konsiderueshme andaj edhe po ju porosis që të vazhdoni me ndryshimin të cilin e sollët nga viti i kaluar..

“Natyrisht se koalicionin ynë bashkë me ndryshimin sjellë edhe standrade të reja sic janë puna, përkushtimi, mbajtja e fjalës së dhënë, mbajtja e premtimit dhe dalja me sinqeritetin më të madh për të dhënë llogari” – u shpreh Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Me fjalimet e tyre para të pranishmëve u drejtuan edhe bartësi i listës për këshilltar Driton Sulejmani si dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë, të cilët premtuan se do të punojnë në shërbim të qytetarëve me përkushtim dhe ndershmëri. (Fatlum Aqifi, TVM2)