Zgjedhjet Lokale 2021, Petrovska: Projektet për deponinë Vardarishte

10.10.2021 15:09

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Ana Petrovska....

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Ana Petrovska, nga  “Qyteti i gjelbër human”,  premtoi zgjidhjen e problemit me deponinë Vardarishte

“Këtu mund të kombinohet dy aktivitete, park i gjelbër për  rekreim , dhe nga ana tjetër, menaxhimi i mbeturinave të forta, e në mënyrë formale këtu mund të punësohen ata që gumbulojnë mbeturina e që për momentin rrezikojnë shëndetin e tyre. Shuma e përgjithshme për këtë projekt,  nuk është shumë e lartë. Ajo sillet mes 5-10 milionë euro sipas përllogaritjeve të Institutit Ndërtimor” – tha Kandidatja për Shkupin nga L. Q. “Qyteti i Gjelbër Human”, Ana Petrovska.