Covid 19, 10 të vdekur, 316 raste të reja
10.10.2021 16:30
Është 14 numri i fataliteteve në vend...

Është 10 numri i fataliteteve në vend në 24 orët e fundit.
3 prej viktimave janë nga Kumanova, nga 2 viktima janë në Ohër, Sveti Nikole, dhe nga 1 i vdekur në Kriva Pallankë, Berovë, dhe Shkup. Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital.
Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “ Termini im”, u raportuan edhe 4 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 13 shtatori deri 17 shtatori . Të gjithë personat kanë humbur jetën në kushte spitalore.
Ndërkohë nga 3.486 testime të realizuara kanë rezultuar positiv 316 persona , prej të cilëve 140 në Shkup. Janë regjistruar edhe 240 pacientë të shëruar.
Në vend ka 7.029 raste aktive.
