Botë

Kongresi i SHBA-së miratoi 577 miliardë dollarë për mbrojtjen

13.12.2014 14:51

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar buxhetin ushtarak për vitin 2015, i cili kap vlerën prej 577 miliardë dollarësh...

Senati ka kaluar legjislacionin me 89 vota pro dhe 11 kundër, pas miratimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, javën e kaluar.
 
Tani pritet që presidenti Barak Obama ta nënshkruajë atë.
 
Ligji parasheh buxhetin bazë të Pentagonit prej 496 miliardë dollarësh, plus edhe afro 64 miliardë dollarë për konfliktet jashtë vendit./MIA