Tubimet partiake, mjeku Lumani: Masat të respektohen edhe në ambient të hapur

10.10.2021 17:45

Mjeku Sedat Lumani thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes...

Mjeku Sedat Lumani thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes dhe ti rrespektojnë masat anticovid, sepse e gjithë bota është në pandemi.

Qytetarët duhet të kenë kujdes aq më tepër duke marrë parasyshë faktin se vendi është në fushatë zgjedhore dhe prania e qytetarëve në tubime partiake është e madhe.

Sipas Doktor Lumanit të gjithë qytetarët gjatë pjesëmarrjes në tubime partiake duhet patjetër ti respektojnë masat siç janë  mbajtja e maskës, distances, pavarësisht se tubimet mbahen kryesisht në ambiene të hapura.

Masat duhet të vlejnë për të gjithë pjesëmarrësit, qoshin të vaksinuar apo jo, dhe që kjo është mënyra e vetme që ti shmangemi rritjes së numrit rtë rasteve të reja me covid 19. Lumani  bën thirrje për kujdes.

Nëpër tubime shpesh ka qytetarë të cilët nuk i rrespektojnë masat apo vetëm  pjesërisht, thotë doktor Lumani. 

“Sipas asaj që e shikojmë  në shumë vende  masat edhe nuk rrespektohen,   ka një laramani, ka njerëz të cilët mbajnë maska,  ka shumica që nuk mbajnë maska,  ka  vende  në tubime ku karriget janë në distancë,  por nuk mungon ku ka njerëz të cilët grupohen në grupe. E gjithë kjo flet se duhet vetëdija njerzore të punojë  dhe duhet të mësojmë të jetojmë ndryshe, ndryshe duhet të mbahen tubimet se si i kemi mbajtur, ndeshjet sportive. Masat duhet të rrespketohen ashtu siç i ka parashikur OBSH. Në krhasim me një muaj me parë që ishte formë alaramante, numri i të infektuarve ka filluar të zbres ose të stagnon nuk kemi raste të reja apo janë raste sporadike” – thotë mjeku Sedat Lumani.

Doktor Sedat Lumani thotë se ka pasur pacientë të cilët janë riinfektuar me covid por të cilët e kanë kaluar me simptoma të lehtë. Ai gjithashtu  apelon deri tek të gjithë qytetarët që të vaksinohen sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i japim fund kësaj pandemie. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)