Gara zgjedhore për lokalet, Sherifi: Dominojnë programet me ofertat lokale
Kanë mbetur vetëm edhe një javë kohë....

Kanë mbetur vetëm edhe një javë kohë deri në përfundimin e fushatës, dhe qytetarët të mund ti dëgjojnë oferatat politike të kandidatëve për kryetar komune. Analistët konsiderojnë se partitë politike në këtë garë kanë bërë përpjekje për ta prezentuar më të mirën nga ajo që posedojnë, me disa përjashtime lëshime në përzgjdhjen e kandidaturave, nga ana e partive.
Profesori universitar, Isak Sherifi për TVM2 thotë se këto zgjedhje nuk dallojnë shumë nga zgjedhjet e kaluara lokale, përveç temave lokale, subjektet politike në të shumtën e rasteve përgjedhin edhe tema politike qendrore.
E veçanta në këto zgjedhje është vetëm gara mes dy blloqeve, blloku i pushtetit dhe blloku opozitar, thotë profesori Isak Sherifi.
“Në RMV spektret politike shqiptare në Maqedoni janë duke e zhvilluar fushatën elektorale ku ndeshen koncepti qeveritare dhe ai opozitar. Në retrospektiv pot ë analizojmë ofertat e tyre, këto janë relative kundrejt kërkesave e mëdha që kanë komunat në nivel të vendit. Kësaj radhe elektorati shqiptar ka në duart dy oferta, ofertën qeveritar dhe ati opozitar. Pra mbetet të shohi në ditët në vijim ku do të itensifikohet fushata zgjedhore, dhe se me 17 tetor verdiktin për dy palët apo për kandidaturat më të mira do ta japë elektorati shqiptar në nivel nacional” – u shpreh profesori universitar, Isak Sherifi.
Profresor Sherifi thotë se ajo që më së shumti e bën të lumtur, është fakti se nuk janë regjistruar incidente të cilat mund të ndryshonin kahjen gjithë fushatës, por edhe ofertat të cilat po shpalosen për qytetarët, nuk do të arrinin deri tek fokusi i tyre. Sherifi poashtu potencoi se edhe në ditën e zgjedhjeve pret që të jetë një ditë e qetë ku do të dëshmohet pjekuri politike nga ana e gjithë garuesve.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa ofertat e subjekteve politike do të kenë të drejtë të shpalosen deri më 15 tetorë në mesnatë.
Të drejte vote kanë 1.814.263 qytetarë, ndërsa për herë të parë do të përdoren edhe aparatet biometrike finger-print , të cilat do të evitojnë mundësinë për keqpërdorime eventuale. (Fitim Kryeziu, TVM2)
