Pendarovski: Përparimi drejt BE-së është i domosdoshëm
Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë....

Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për të përditshmen greke Katimerini. thotë se derisa vendet e Ballkanit perendimor nuk perparojnë, drejt BE-së, forcat pro nacionaliste fitojnë terren, dhe ky është një problem.
“Kur negocioni me BE -në, diskutimi politik është brenda këtij kuadri, ka një rrugë, përndryshe vijnë ndikimet e huaja dhe të gjithë fillojnë të pyesin: ndoshta ka ndonjë zgjidhje tjetër alternative në vend të BE –së”, thotë Pendarovski. Shpjegon se fillimisht ishte bllokada greke, pastaj pala franceze kërkoi një metodologji të re, dhe tani është vetoja bullgare dhe potencon se disa njerëz të zakonshëm thonë se "ndoshta Bullgaria nuk është e vetme në këtë bllokadë", dhe se ndoshta vendet më të forta nuk duan që Ballkani Perendimor të integrohet në BE, kështu që sipas Presidentit, qytetarët mund të pyesin nëse duhen kërkuar zgjidhje alternative.
Mendoj se Bashkimi Evropian po lëviz në drejtim të kundërt, thotë Pendarovski.
