Botë

Tetë të vrarë në sulmin mbi një xhami shiite në Irak

13.12.2014 15:06

Autoritetet irakiane kumtuan se në një sulm me minahedhës mbi një xhami shiite në qytetin Mukdadia dje kanë humbur jetën tetë besimtarë...

Sipas policisë, disa granata kanë rënë pranë xhamisë, ndërsa besimtarët janë larguar nga namazi i së xhumasë.
 
Mukdadia ndodhet 90 kilometra në veri të Bagdadit. Në sulm janë lënduar 21 persona, ndërsa xhamia pjesërisht është dëmtuar./mia