Zgjedhjet Lokale 2021, LSDM dhe koalicioni mbajti tubim në Ohër

10.10.2021 18:29

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë...

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe koalicioni mbajti tubim në Ohër ku prezantoi programin zgjedhor dhe kandidatin për kryetar komune, Konstantin Georgievski, për një mandate të dytë në qytetin e UNESKO-s.

Georgievski tha se në mandatin e tij të parë ka larë borxhet e trashëguara mbi 1.5 miliardë denarë dhe ka realizuar projektet e premtuara.

“Ohri përjetoi zhvillim të vërtetë. Investuam në infrastrukturë, në arsim, në projekte për të rinjtë si dhe krijuam mundësi të reja për turistët”-tha kandidati i LSDM-së për kryetar i Komunës Ohër, Konstatin Georgievski.

Sfidë të posaçme quajti anagazhimet që Ohri të mbetet qytet i mbrojtur i UNESKO-s.  

“Patëm guxim dhe morrëm hapa vendimtare që Ohri të ruaj statusin në UNESKO. U përballëm me presione të mëdha por nuk lejuam askënd që të pengojë vendosmërinë tonë. Vepruam, zbatuam ligjet, dhe të gjitha rekomnadimet për mbrojtjen e bregut të Liqenit Ohrit. Angazhimet tona u përshëndetën nga të gjitha institucionet ndërkombetare, ekspertë me relevancë dhe në fund pati valorizim të qartë nga UNESKO.” – u shpreh kandidati për Kryetar të Komunës së Ohrit nga rradhët e LSDM-së, Konstantin Georgievski.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, u bëri thirrje qytetarëve të Ohrit që më 17 tetor të votojnë numrin 12, përkatësisht kandidatin e tyre për kryetar komune, Konstantin Georgievski dhe bartësin e listës për këshilltarë komunal Naum Jovanoski.

Zaev tha se është bërë shumë për Ohrin, por edhe më shumë do të bëhet në vitet e ardhshme.

“Qeveria u përpoq fuqishëm që të ndihmojë të gjitha komunat por me rëndësi të posaçme është që kjo qeveri pro evropiane të bashkëpunojë me kuadro proevropiane në komuna. Mirëkutimi është më i lehtë. Nëse përputhen vizionet politike të pushtetit qëndror dhe lokal nga të dyja anët atëherë shkojmë përpara. Shkojmë me më të mirën. Fitojmë, krenohemi dhe jemi të lumtur.” – tha Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Duke iu referuar projekteve të zbatuara deri më tani, Zaev vuri në dukje se qeveria qendrore është plotësisht e përkushtuar ndaj Ohrit si një nga komunat më të rëndësishme në vend.

Veçoi investimet në infrsatrukturën rrugore dhe në usjellës si dhe ndërtimin e Sistemit të Kolektorëve i cili ka kushtuar mbi katë milionë euro. Premtoi rregullimin e plazheve sipas nevojave të qytetarëve dhe turizmit, në harmoni me natyrën si dhe zgjidhje funksionale për pjesën qendrore të Qytetit. (Shpëtim Nuredini, TVM2)