Zgjedhjet Lokale 2021, VMRO DPMNE dhe koalicioni mbajti tubim në Veles
VMRO DPMNE dhe koalicioni mbajti tubim në Veles....

VMRO DPMNE dhe koalicioni mbajti tubim në Veles ku prezantoi programin zgjedhor, kandidatin për kryetar komune Marko Kolev dhe listën e kandidatëve për këshilltarë.
Kandidati për kryetar komune, Marko Kolev, kërkoi votën e bashkëqytetarëve të tij për një mandat në krye të komunës dhe premtoi se në katë vitet e ardhëshme do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve që mundojnë qytetarët dhe për prosperimin e qytetit në përgjithësi.
Deklaroi se do të zbatojë mbi 200 projekte, pjesa më e madhe ishin për përmirësimin e infrastrukturës rrugor, ujësjellësit dhe kanalizimeve në të gjitha vendbanimet. Paralajmëroi përkrahje për sportin, kulturën dhe të rinjtë.
“Jam i gatshëm që të ndryshoj punët që të rikthej buzëqeshjen e velesarëve. Ata e meritojnë këtë tani dhe menjëherë. Velesarët meritojnë qytet të prosperuar dhe modern. Në programin që e përgatitëm sëbashku ofroj shumë projekte, njëkohësisht edhe zgjidhje për problemet që mundojnë bashkëqytetaërt tanë. Nuk premtoj asgjë që nuk mund të realizoj.” – tha kandidati për kryetar të Komunës së Velesit nga rradhët e VMRO-DPMNE, Marko Kolev.
Premtoi edhe rregullimin e bregut të Lumit Vardar, rekonstruimin e urës te Bashino Sello, rekonstruimin e objektit të zjarrfikësve dhe menaxhimin e situatës me qentë endacak.
Ndërkaq, kreu i VMRO DPMNE-së Hristija Mickovski në paraqitjen e tij para qytetarëve të Velesit tha se me votën e tyre më 17 tetor, edhepse votojnë për zgjedhje lokale, ata do të deklarohen për nevojën e ndryshimit në nivel shtetëror. “Votoni për ndryshime dhe votoni për një të ardhme të re, pasi Markoja ka program. Marko e di se realizohen projekte. Një program të tillë kanë të gjithë kandidatët nga rradhët e VMRO DPMNE-së dhe koalicionit për Ripërtëritjen e Maqedonisë. Me 14.845 projekte, me mbi 2000 rrugë të riasfaltuara, miq të dashur. Nga kjo frikohet oponenti ynë politik.” - tha Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Mickovski njoftoi banorët e Velesit me programin e plotë zgjedhor të VMRO DPMNE-së, i cili, siç tha, parasheh ndërtimin dhe rekonstruimin e 100 çerdheve dhe 150 shkollave; investime në ambijentin jetësor, ndërtimin e 150 parqeve, investime në 60 objekte të kulturës, ndërtimin e 90 sallave sportive, gasifikim të komunave dhe digjitalizim.
“Luftoj për një të ardhe në të cilën besoj. Nuk jam njeri një gjë thotë dhe të tjera bën. Luftoj për një mundësi për qytetarët e ndershëm karshi banditëve në pushtet. Luftoj për një shans për zhvillimin e komunave, ku do të ketë më shumë për gjethsecilin nga ju.”- deklaroi kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Sipas Mickovskit, me qeverisjen aktuale standardi jetësor i qytetarëve po bie ndërsa inflacioni po rritet, prandaj ftoi qytetarët e Velesit që më 17 tetor të votojnë për kandidatin e VMRO DPMNE-së për kryetar të Komunës Veles, Marko Kolev dhe për listën e këshilltarëve të kryesuar nga aktori Zoran Ljutkov. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
