Zgjedhjet Lokale 2021, Shilegov premton akuarium me dizajn europian

10.10.2021 18:05

Kandidati i LSDM-së për Shkupin Petre Shilegov...

Kandidati i LSDM-së për Shkupin Petre Shilegov, premton akuarium me dizajn Europian dhe hapësirë savanë në zoo park

“Për të rritur mirëqenien e kafshëve, por edhe habitate të reja moderne sipas standardeve botërore, në kopshtin zoologjik Shkup do të bëjmë një hapësirë savane prej rreth 20,000 m2, ku zebrat, strucët, antilopët dhe kafshët e tjera afrikane do të jetojnë së bashku, të ngjashme me savanat në Afrikë. Investimi i dytë për të cilin jam veçanërisht krenar është akuariumi i Shkupit, që  do të jetë i pari në vend, duke ndjekur shembullin e akuariumeve në kryeqytetet kryesore evropiane. Akuariumi do të jetë në dy kate - kati i parë me bota detare, dhe kati i dytë me një terrarium dhe paludarium” – tha kanditati për Kryetar të Qytetit të Shkupit nga rradhët e LSDM-së, Petre Shilegov.