Zgjedhjet Lokale 2021, “E Majta” mbajti tubim në Kisella Vodë

10.10.2021 17:55

Kandidati për kryetar të Shkupit, i mbështetur nga e Majta....

Kandidati për kryetar të Shkupit, i mbështetur nga e Majta, Petar Georgievski ka mbajtur tubim në Komunën e “Kisella Vodës”. 

Duke kërkuar mbështetjen e banorëve të kësaj komune Georgievski u prqëndrua në përmirësimin e kushteve ekologjike të Shkupit.

Ai atyre u premtoi se me marrjen e pushtetit në qytetin e Shkupit do të themelojë një skuadër policore siç e quajti ai eko-polici, cila sipas tij do të kishte autorizime të mëdha për të ruajtur ambijentin. 

“Ne do të vendosim polici ekologjike. Ekopolicia do të ketëmë shumë autorizim se sa gjithkush në këtë pushtet ndërsa sankcionet do të jenë tmerrsisht të mëdha, do të thotë se nuk mund të helmohen qytetarët që dikush të realizojë profit. Fabrika “USJE” do të ketë filtra dhe do të shohim nëse do të mund të vazhdojnë më tutje nëse qytetarët vetëdijsohen dhe na japin votën e tyre neve” – tha Kandidati për Qytetin e Shkupit nga partia “E Majta”, Dimitar Georgievski. 

Banorëve të Komunës së Kisella Vodës iu drejtua edhe kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev.

Duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për kandidatin Petar Georgievski që të fitojë mandatin Apasiev tha se në këto zgjedhje presin të fitojnë tre deri në pesë mandate ndërsa në zgjedhejt e radhës synojnë të marrin shumicën e mandateve dhe dominimin  e plotë gjithandej.  

“Kredibiliteti është kapitali i vetëm me të cilin ne disponojmë. Ne nuk kemi para si ata, megjithatë ne kemi principe, ndërsa nëse i shpëtojmë principet gjithçka është shpëtuar. Ne kemi arritur që këto pesë vite ti shpëtojmë principet dhe apeloj që të mbeteni të sinqertë kur të futeni në këshill sepse në komunën e “Kisella Vodës”  do të futen tre deri në pesë persona. Në këto zgjedhje luftojmë për kaq por në zgjedhjet e radhës do të luftojmë për shumicën e këshillit dhe dominimin e plotë siç e kanë bërë të parët tanë ideologjik” – u shpreh Kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev. 

Apasiev të pranishmive u tha se në shekullin 21 është turp që një komunë me afro 60 mijë banorë të mos ketë një sallë për tu mbledhur. Për këtë arsye sipas tij nevojitet që të vihet theksi te qeverisja e korruptuar.

Kreu i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev kandidatëve për këshilltarë komunal u premtoi se ata do të jenë së bashku edhe në garat zgjedhore republikanet dhe do të përpiqen që të fitojnë edhe në zgjedhjet parlamentare të radhës. (Naim Ramadani, TVM2)