Zgjedhjet Lokale 2021, Arsovska prezanton prioritetet për kulturën
10.10.2021 17:35
Kandidatja e pavarur për Shkupin, Danela Arsovska...

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Danela Arsovska, premton ta kthejë jetën kulturore në Çarshinë e Vjetër në kryeqendër.
“Përskaj sallës Universale e cila vecmë funksionon, në programin tim planifikoj edhe ndërtimin e një arene koncertesh në hapësirë të hapur. Çarshia e Vjetër, do të ringjallet përmes projektit “ Ritmi i Çarshisë”, e do të kthehet në një vend ku do të mbahen aktivitetet kulturore për cdo ditë të vitit. Në të gjitha vitet që do të vijnë, Carshia e Vjetër e Shkupit duhet të jetë plot jetë, plot kulturë, të tregojë historinë e saj e të jemi krenarë për atë që ajo përfaqëson” – u shpreh Kandidatj e pavarur për Kryetare të Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.
