Maqedoni

Parashikimi i motit

11.10.2021 09:03

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash..

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Do të fryjë edhe erë e dobët në drejtim juglindor.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 gradë Celsiusë deri në 12 gradë Celsiusë, kurse maksimalja do të arrijë prej 11 gradë Celsiusë deri në 17 gradë Celsiusë.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje shiu, më intensive priten gjatë pasdites. Temperatura minimale do të ulet në 11 gradë Celsiusë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë.
 
Të martën dhe të mërkurën do të ndërpriten reshjet e shiut dhe do të kemi më shumë rreze të diellit.