Botë

UNICEF: Nevojiten 500 milionë dollarë për shkatërrimin e ebolës

13.12.2014 15:07

UNICEF-i njoftoi se i përforcon përpjekjet në luftën kundër ebolës dhe se në gjashtë muajt e ardhshëm nevojiten edhe 500 milionë dollarë për këtë qëllim...

UNICEF thekson se veçmë ka pranuar 200 milionë dollarë ndihmë, por se nevojiten edhe 300 milionë dollarë të tjera.
 
Ndihma, mes tjerash, do të dedikohet për mijëra fëmijë, prindërit e të cilëve kanë vdekur nga ebola.
 
Vlerësohet se fëmijë të tillë ka rreth 10.000, deklaroi zëdhënësja e UNICEF-it, Sara Krou./mia