Maqedoni

80-vjet nga kryengritja popullore, RMV manifestime për 11 tetorin

11.10.2021 10:15

Maqedonia e Veriut po shënon festën shtetërore 11 Tetorin- ditën e kryengritjes popullore....

Maqedonia e Veriut po shënon festën shtetërore 11 Tetorin- ditën e kryengritjes popullore. 

Në këtë ditë 80 vite më parë, është shënuar fillimi i luftës popullore-çlirimtare dhe rrumbullakim i lindjes së shtetit. Manifestimi qendror u mbajt mbrëmë në Komunën e Prilepit, ndërsa manifestime dhe vendosje kurora lulesh para përmendoreve janë paraparë edhe ditën e sotme. 
 
Me rastin e shnimit ët 11 tetorit, kryeministri Zaev nga Prilepi deklaroi se shënimi I datave të mëdha  është nder dhe obligim ndaj të parëve tanë,  të cilët kanë qenë të përkushtuar deri në fund prër shtetësinë dhe lirinë e këtij vendi. Zaev ceku se luftëtarët e ushtrisë nacional clirimtare  dhe gjeneratat më herët na e kanë dhuruar shtetin si shtëpi e përbashkët e gjithë ne, si shtëi e lirisë sonë. Maqedonas, shqiptarë, vllehë, turq, romë, serb dhe të tjerë kemi obligim patriotik që të jemi të bashkuar  në kultivimin e vlerave të përbashkëta të shoqërisë. Shoqëri  me mundësi të barabarta, shoqëri e drejtësisë përgjegjësisë dhe barazisë, ka deklaruar kryeministri Zaev nga Prilepi me rastin e shënimit të 11 Tetorit –ditës së kryengritjes së pare popullore.