Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, PDSH mbajti mbrëmë tubim në Llabunishtë
11.10.2021 11:34
PDSH, mbrëmë në Llabunishtë prezantoi kandidatin për kryetar të komunës së Strugës...

PDSH, mbrëmë në Llabunishtë prezantoi kandidatin për kryetar të komunës së Strugës, Samir Murtezoski dhe listën e kështillarëve. premtuan se me ta do qeverisin ndryshe me Strugën
“Nuk do ju ofroj projekte. Buxheti i komunës së Strugës është rreth 15 milionë euro në nivel vjetor. Nuk duhet të flasim më për investime e plehra këto probleme duet të ishin zgjidhur deri tani.”, tha Samir Murtezoski, kandidat për kryetar të komuëns së Strugës- PDSH
“Kandidati jonë Samiri është një ndër themeluesit e PDSH apo atëherë prosperiteti, është një ndër themeluesit apo iniciatorët e shkollës fillore në gjuhën shqipe, unë jam shumë krenar me Samirin, besoj se do të ketë sukses. Jetmir Mazari nuk është i këtyre anëve por është bartësi i listës dhe besoj që do ta votoni.”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Thaçi tha se PDSH është parti serioze dhe kandidati për komunën e Strugës do të ketë sukses në qeverisjen e komunës.
ILMIJE ZHAKU
