Maqedoni

Kontesti me Bullgarinë, Dimitrov: Vështirë mund t’i quash miq ata që të bllokojnë

11.10.2021 11:55

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në një intervistë për BBC...

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në një intervistë për BBC ka deklaruar se është problem i brendshëm çështja se si ndihen dhe çfarë gjuhe flasin banorët e vendit tonë. 
 
I pyetur nëse Maqedonia e Veriut e sheh si një vend mik Bullgarinë edhe përkundër bllokadës në rrugën drejt BE-së, Dimitrov tha se me veprimet e tyre, kjo vështirë se mund të thuhet.
 
“Sinqerisht, ata e bëjnë këtë me shumë të vështirë. Nuk është miqësore të vësh në dyshim gjuhën e fqiut. Nuk është shumë miqësore të bllokosh diçka që është kaq e rëndësishme për njerëzit e Maqedonisë së Veriut – e ardhmja jonë evropiane. Realisht është vërtet e vështirë të vazhdosh t’i quash miq në një farë mënyre”, tha mes tjerash Dimitrov.