Botë
Poloni, protesta pas shqetësimeve për dalje nga BE
11.10.2021 12:35
Polakët që mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian....

Polakët që mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian, kanë protestuar në gjithë shtetin, pas shqetësimeve se mund të largohen nga blloku evropian.
Më 7 tetor, Gjykata Kushtetuese e Polonisë ka marrë vendim që, disa artikuj të ligjit të BE-së, nuk janë në përputhje me kushtetutën polake. Organizatorët kanë mbajtur protesta në më shumë se 100 qytete e qyteza, dhe rreth 100,000 persona janë mbledhur vetëm në kryeqytetin polak, Varshavë. Vendimi i gjykatës ka refuzuar parimin kryesor se ligji i BE-së ka përparësi ndaj legjislacionit kombëtar.
Kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, e ka mbrojtur vendimin e Kushtetutës, ndërsa politikanë opozitarë, aktivistë dhe artistë kanë dalë nëpër rrugët për të protestuar.Liderët në gjithë BE-në kanë kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Polonisë.
