Botë
Të paktën 12 të vdekur dhe mbi 100 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në Indonezi
13.12.2014 15:08
Së paku 12 persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë figurojnë të zhdukur, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në fshatin Jemblund të Indonezisë...

Qindra të tjerë janë evakuar, ndërsa ekipet e shpëtimit janë mobilizuar në kërkimin e të zhdukurve.
Rrëshqitja e dheut ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.
Kjo dukuri është e zakonshme në Indonezi, sidomos gjatë sezonit të shirave monsun, që zgjat nga muaji tetor deri në prill./mia
