Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, BDI mbajti tubim në komunën e Likovës
11.10.2021 13:13
Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdoi me aktivitete parazgjedhore në komunën e Likovës...

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdoi me aktivitete parazgjedhore në komunën e Likovës duke kërkuar kështu përkrahje dhe mbështetje për të rizgjedhur Erkan Arifin për kryetar komune si dhe listen e këshilltarëve për komunën e Likovës. Kandidati për të parin e komunës së Likovës, Erkan Arifi, paraqiti të gjitha projektet e realizuara gjatë mandatit që la pas, projekte që përfshijnw kryesisht infrastrukturën e arsimin. Ai gjithashtu paralajmëroi se nëse rizgjidhet kryetar i komunës së Likovës , me përkushtim do të kryej projkektet e filluara siç janë rrjeti i Ujësjellësit, rrjeti i Kanalizimit si dhe një sërë projkete të tjera që do të kanë dobi qytetarët e komunës.
“Filluam realizimin e rrjetit të ujsjellësit, rrjetet sekondare, vazhduam me kanalizimet fekale. Asfaltuam rrugën nga Bunari I Pjeës, Opajë,e drejt Kumanovës. Të përfundojmë rrugën nga fshati LIkovë drejt Hotlës dhe Mateqi. Në process ëhtsë rruga mateq opajcë. rikonstruuam shtretërit e lumenjve dhe të gjitha shkollat në komunë.”, tha Erkan Arifi, kandidat për kryetar të Likovës, BDI.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij para banorëve të komunës së Likovës, rikujtoi kohën kur para 18 viteve e që atëher të gjithë bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët shqetësoheshin se a ishin dalzotët e vërtetë për t’i dalë zot gjakut të derdhur, e t’i bëjmë krenar dëshmorët e heronjtë ndër varre dhe familjet e tyre krenare shtoi Ahmeti. Ai gjithashtu potencoi se asaj kohe shifnim trajtim jo të drejtë e jo të barabartë në rradhë të parë sa i takon shëndetit publik të popullatës. Nuk e kemi pas të lehtë sidomos 12 vitet e para sepse duheshte të realizohen cështjet substanciale kombëtare që nga Universiteti e deri te simbolet kombëtare, tha mes tjerash kreu i Integristëve.
“Duhej të bëhej hapi i duhur për 20 vitet e ardhëshme. një parti , një lëvizje me jnë histori thellësisht kombëtare që lindi si rezistencë pas regjimit ushtarat e kopoilir e kulmoi në një lëvishje ushtarate UCK dhe tani BDI, një avangardë e jetësimit dhe materializimit të gjakut të derdhur të dëshmorëve të të gjitha kohërave.”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Para banorëve të komunës së Likovës folën edhe Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, deputet të zonës si dhe bartësi i listës së këshilltarëve Zeqirja Shahini i cili premtoi se do të angazhohen për ngritjen e nivelit jetësor, mirqenien sociale, arsimore, ekonomike e kulturore për seicilin, si dhe do të vijojnë me projektet e nisura dhe shumë të tjera që do të pasojnë.
FATLUM AQIFI
