Botë

Vjenë: Dorëhiqet kancelari austriak Sebastijan Kurz

11.10.2021 13:31

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg do të jetë kancelar i ri austriak...

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg do të jetë kancelar i ri austriak. Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Sebastian Kurz i akuzuar për korrupsion. 
 
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen gjatë një fjalimi të dielën në mbrëmje u shpreh se puna e qeverisë duhet të vijojë.
 
“Kjo krizë qeveritare ka përfunduar. Të hënën në mesditë do të betohet Kancelarin i ri dhe një Ministër i ri i Jashtëm. Dhe puna për vendin tonë mund të vazhdojë. Falënderoj Sebastian Kurz. Me dorëheqjen e tij ai e mbajti dëmin larg zyrës dhe dha një kontribut të rëndësishëm në integritetin e institucioneve tona”, deklaroi presidenti.
 
Kurz iu nënshtrua presionit, duke dhënë dorëheqjen pasi prokurorët filluan hetimin ndaj tij dhe anëtarëve të ngushtë të dyshuar për korrupsion.Kancelari I ri u shpreh se kjo është një detyrë jashtëzakonisht sfiduese, dhe nuk është një kohë e lehtë. Ne po tregojmë një shkallë të pabesueshme të përgjegjësisë ndaj këtij vendi”.