Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE mbajti tubime në 3 komuna
11.10.2021 14:16
VMRO-DPMNE ka vazhduar me aktivitetin zgjedhor në komunat e Vasilevës, Bosilovës dhe Novosellës...

VMRO-DPMNE ka vazhduar me aktivitetin zgjedhor në komunat e Vasilevës, Bosilovës dhe Novosellës prej ku ka kërkuar mbështetjen e banorëve për kandidatët që do të udhëheqin me pushtetin local në 4 vitet e ardhëshme. Kandidti për të parin e komunës në Vasilevë Sllave Andonov, para banorëve të komunës së tij premtoi infrastrukturë më të mirë, rrjete të reja ujsjellësit dhe kanalizimit. Ai gjithashtu premtoi parqe të reja, fusha sporti, pastrimin dhe mirmbajtjen e deponive si dhe kthimin e borxhit prej tetëdhjetë milion denarësh.
“Prej së largu mund të shihet se çfarë po punon LSDM-ja. Deponia rajonale po e helmon tërë luginën. Ndërtimi i saj që kur ajo ishte e premtuar deri më sot nuk ka asgjë. Gjithashtu në mandatin e Janevit nuk është realizuar edhe shtëpia për pranimin e pleqve të cilën po ashtu e kishte premtuar.”, tha Sllave Andonov, kandidat për Vasilevën.
VMRO-DPMNE promovimin e kandidatëve për kryetarë komune dhe listen e kësilltarëve më pas e ka vazhduar në komunën e Bosillovës. Duke kërkuar mbështetjen e banorëve të kësaj komune kandidati i VMRO-DPMNE-së Risto Mançev atyre u premtoi se do t’i zgjidhë problemet me ujësjellësin, deponitë e egra dhe higjienën publike. Mes tjerash ai tha se në mandatin e tij bujqit do të jenë prioriteti i tij duke shtuar se tani është koha kur nevojiten ndryshimet. Sipas tij vendi jo vetëm që nuk po ecën para por sipas tij po ngecë sepse qytetarët nuk po jetojnë më mirë se më parë tha ai. Po vjen koha e shpresës dhe e gjeneratave të reja e cila do tua kthen krenarinë qytetarëve dhe Maqedonia duhet të vazhdojë të ecë përpara dhe të zhvillohet porositi kandidati i VMRO-DPMNE-së Risto Mançev në Bosilovë.
“Sepse nuk është ndërtuar asnjë meter nga rrjeti i kanalizimit në komunën e Bosilovës, sepse ujërat e zeza nuk po trajtohen në asnjë mënyrë ndërsa higjiena publike në komunë është nën çdo nivel të pranueshëm.”, tha Risto Mançev, kandidat për Bosilovë.
Pas Bosillovës VMRO-DPMNE ka promovuar kandidatin e saj dhe listën për këshilltarë në Komunën e Novosellës. Duke premtuar një zonë të zhvilluar me hapsira të pastra në gjitha vendbanimet e kësaj komune dhe vendbanime pa deponi të egra kandidati i VMRO-DPMNE-së Gjorgji Bozhinov kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Novo Sellës për të zabatuar programin e tij nesë e fiton mandatin katër vjeçarë për të udhëhequr me komunën. Vetëm duke krijuar kapacitete turistike dhe duke mbështetur alpinistët mund ta zhvillojmë turizmin rural tha Bozhinov. Ai banorëve u premtoi se do të përkushtohet maksimalisht për ta zbatuar programin e tij dhe për ta ngritur standardin e qytetarëve.
“Ju garantoj përkushtim për projekte të cilat do ta ngritin standartin jetësorë tuajin bashkëqytetarë të mi. Nëpërmjet krijimit të një zone industriale garantoj mundësi për krijimim e mundësive për investime në industrinë që më pak ndotë.”, tha Gjorgji Bozhinov, kandidat për Novosellë.
Kandidatët e VMRO-DPMNE-së për kryetarë komunash dhe listat për këshilltarë mbështetje në tubime morën edhe nga kreu i partisë Hristijan Mickovski. Ai banorëve të tubuar së bashku me kandidatët u tha se në këto zgjdhje qytetarët do të shprehen se sa ata duan ndryshime. Sipas tij derisa Zoran Zaev është në krye të shtetit shanset për të ecur nga pozitiviteti janë të barabarta me zero duke shtuar se me të vendi vetëm fundoset dhe nuk ka ardhmëri.
“Nuk arritëm që të gëzohemi në një farë suksesi kolektiv, sepse po sjellin vetëm humbje dhe kthim mbrapa. 52 muaj, viti i pestë me radhë po i gënjejnë bujqit se do tu japin subvencione ndërsa ata viti i pestë me radhë ndërsa ata kanë vështirësi me çmimet e blerjes.”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Mickovski para simpatizantëve në tubimet mes tjerash shtoi se qeverisja e deritanishme ka gënjyer bujqit dhe ka mashtruar qytetarët deri sa firmat e kryeministrit Zaev punojnë turbo pandërprerë.
NAIM RAMADANI
