Maqedoni
Dimitrov: Gjuha, është çështje e brendshme e RMV-së
11.10.2021 15:02
Çështja e gjuhës maqedonase është çështje e brendshme e shtetit tone....

Çështja e gjuhës maqedonase është çështje e brendshme e shtetit tone, gjuha të cilën e flasin maqedonasit etnik, e jo çështje e ndonjë shteti tjetër, ka deklaruar zëvendës kryeministri për çështje europiane Nikolla Dimitrov në një intervistë për radion e BBC-së. Sipas tij Bullgaria do të duhet fokusuar në marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Maqedoninë e Veriut, në të cilët zotohet se do ta ndihmojë vendin në procesin eurointegrues.
“Cila është gjuha jonë amë? Për maqedonët etnik në Maqedoninë e Veriut kjo është gjuha maqedonase; kjo është çështje e njerëzve brenda. Kjo nuk është çështje për një shtet tjetër, nuk është çështje e organizmave ndërkombëtarë. Investuam shumë në këto marrëdhënie me Bullgarinë, nënshkruam Marrëveshjen për Fqinjësi – duke thënë se ne shtetet do të punojmë drejt së ardhmes që të rrisim bashkëpunimin tonë, Bullgaria do të na ndihmojë në rrugën tonë eurointegruese, ndërkaq për çështjet e historisë formuam komisionin e historianëve që të bisedojë për këto çështje të historisë sonë të cilat janë të përbashkëta dhe që lidhin dy popujt, dy vendet.”, ka thënë Dimitrov.
Dimitrov: S’është miqësore të kontestohet gjuha e fqiut
Tonet e ashpëra për kontestin dypalësh maqedono - bullgar, Dimitrov i acaron duke thënë se nuk është miqësore që të kontestohet gjuha e dikujt tjetër dhe kjo sipas tij vështirëson miqësinë e ndërsjellë.
“Nuk është miqësore të veni në pikëpyetje gjuhën e fqiut tuaj. Nuk është miqësore të bllokoni diçka që është tejet e rëndësishme për njerëzit në Maqedoninë e Veriut – të ardhmen tonë europiane. Me të vërtetë është e vështirë që në një farë mënyre të vazhdoni ti quani miq.”, është shprehur Dimitrov.
Funksionimi i zgjerimit të BE-së i mundëson një shteti të vetëm të bllokojë procesin e zgjerimit, por Dimitrov fton Bullgarinë që të veprojë të kundërtën dhe të bëhet mbështetësi më I fuqishëm I vendit, ndërkohë që zgjidhja për kontestin dypalësh, sipas tij do të duhet të jetë europiane.
MERLAE ISMAILI
