Botë

Të paktën 160.000 krishterë u dëbuan nga qyteti irakian Mosul

13.12.2014 15:16

Të paktën 160.000 krishterë janë arratisur nga Mosuli, qyteti i dytë irakian për nga madhësia, pasi u ndërmor nga pjesëtarët e Shtetit Islamik në qershor...

Të paktën 160.000 krishterë janë arratisur nga Mosuli, qyteti i dytë irakian për nga madhësia, pasi u ndërmor nga pjesëtarët e Shtetit Islamik në qershor, njoftoi DPA, duke iu referuar një deputeti irakian.
 
"Familjet krishtere u detyruan ta braktisin qytetin për shkak të dhunës dhe kërcënimeve të atij grupi terrorist", tha deputeti krishter Emad Juhana.
 
Juhana tha se disa shtete evropiane, të cilat nuk i emëroi, kanë pranuar një pjesë të  krishterëve, të cilët u arratisën nga Mosuli. Shumica prej tyre gjetën strehimore në zonën autonome irakiane Kurdistan, shtoi deputeti.
 
Para hyrjes së ushtrisë amerikane në vitin 2003, në Irak ka pasur 1,2 milionë krishterë, shton DPA./mia