Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, ASH AAA, mbajti tubim në komunën e Zhelinës
11.10.2021 16:15
Është koha për një për politik të re, është koha për ndryshim është koha që të mendojm dhe punojm për brezat e ardhësh....

Është koha për një për politik të re, është koha për ndryshim është koha që të mendojm dhe punojm për brezat e ardhësh, kështu u shpreh kandidati për kryetar komunë nga radhët e ASH- Alternativa, në Zhelinë Mahir Zyberi. ai para banorëve të ZHelinës u zotua se nëse merr besimin e qytetarëve me 17 Tetor, ai do të të zgjidh hallet e tyre, do të realizojë të gjitha ato projekete që janë përfolur deri më tani por aspak nuk janë realizuar. Sipas Ziberit , programi i tyre nuk është vetëm për të fituar zgjedhjet, por për të ndryshuar realitetin e Zhelinës . Ai thotë se ëshë e vështirë të bësh një kthesë në një komunë ku nuk është investuar aspak, por me ASH- Alternativën , Zhelina do të ketë ujë të pijshëm, do të ndërtohen dhe rikonstruohen rrugët, do të ketë park me një shëtitore moderne.
“Komuna e Zhelinës numëron 25 mijë banorë, është një qytez afër qytetit dhe afër kryeqytetit por vazhdon të jetë vetëm një pijacë votash. Duhet t’i themi mjaftë asaj që na ka ndjekur deri sot, edhe pas 20 viteve, jo pushtet por super pushtet, ne akoma vazhdojmë të flasim për projekte të vjetruara.”, tha Mahir Zyberi, kandidat për kryetar komune në Zhelinë, ASH- AAA.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga Zhelina, tha me të vërtetë janë zgjedhje lokale, por janë zgjedhje ku vendoset se a do të vazhdohet me gjendjen e njëjtë apo do të ketë ndryshim . Sela tha se ka ardhur koha të thuhet Mjaft më, s’ka votë më, kanë mashtruar dhe nuk kanë realizuar asgjë për këtë popull.“Është koha të shkojnë në opozitë e të mbushen me mend, e besa edhe të përgjigjen për të bërat ndaj shqiptarëve”, ka thënë Sela.
“Beteja politike në komunën e Zhelinës është nji dhe vetëm nji. E pushtetit nja njëra anë dhe opozitës shqiptare nga ana tjetër. Unë besojë që opozita shqiptare këtu në Komunë e Zhelinës është më e fort opozita shqiptare është ajo që do t’i fitojë zgjedhjet. Ne punojmë për të sjell dritë, prespektivë, e më tepër liri shprehjeje për shqiptarët këtu në Zhelinë.”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi duke folur në tubimin qendror të opozitës në Zhelinë tha se është i bindur se Zhelina do të votojë për ndryshimin, për të ardhmen e rinisë dhe për të ardhmen e të gjithë qytetarëve.
“Jam i bindur se Zhelina do të votoj për një ndryshim për një vision të ri për një njeri që nuk u shërben partive por njeri që u shërben qytetarëve të vet.”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
Gashi para banorëve të Komunë së Zhelinës tha se pavarësisht mendimev personale për kryetarët e komunave, ka situata dhe momente që I I kap syri I njeriut, situata që e vështirësojn kryerjen e obligimeve ditore. Rrugët e paasfaltuara, mungesa e ujit të pijshëm mungesa e kanalizimeve janë dëhsmi që i shohim gjithë ne e të cilat nuk guxojnë të mungojnë në shekullin 21 në zemër të Evropës”, tha Afrim Gashi për të shtuar se 17 tetori është një ditë ku duhet të mbyllet një kapitull i rëndë për shqiptarët e Maqedonisë.
SANIJE DURAKU
