Botë

60 vjetori i lëvizjes së të painkuadruarve, Vuçiç: Dialogu me Kosovën nuk ka alternativë

11.10.2021 16:27

Paqja, siguria dhe të drejtat e njeriut jane aspektet kryesore për prosperitetin e vendeve ndërsa jam i bindur se Beogradi...

Paqja, siguria dhe të drejtat e njeriut jane aspektet kryesore për prosperitetin e vendeve ndërsa jam i bindur se Beogradi si simbol  dhe udhëkryq  i takimeve mes lindjes dhe perendimit do të nxit dialog mes palëve. Kështu tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq para të pranishmëve me rastin e 60 vjetorit të themelimit të Lëvizjes së të painkuadruarve që po mbahet në Beograd. Miqt tanë nga perendimi, jugu  dhe lindja janë pasuri dhe forca serbe, tha Vuqiq. Sa I përket bashkëpunimit rajonal Vuçiç theksoi se do të angazhohet për dialog me Kosovën. 
 
“Serbia mbetet fort e përkushtuar në gjetjen e kompromisit për zgjidhje që garanton paqe dhe stabiltet afatgjatë në Kosovë dhe Metohi. Serbia “lufton për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, mbron të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kombeve të Bashkuara” dhe se është “e angazhuar për dialog” me Kosovën dhe Metohinë. Mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është çelësi për sukses në dialog pasi ai nuk ka alternativë.”, tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.
 
Samiti dyditor është organizuar nga Serbia dhe Azerbejxhani ndërsa takimi ka mbledhur delegacione nga 105 shtete  dhe 11 organizata ndërkombëtare.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU