Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Lëvizja Besa mbajti tubim në Reçic

11.10.2021 16:49

Lëvizja Besa mbrëmë mbajtu tubim në Reçicë. Thanë se ata që më së shumti e duan ndryshimin me gjithë shpirt...

Lëvizja Besa mbrëmë mbajtu tubim në Reçicë. Thanë se ata që më së shumti e duan ndryshimin me gjithë shpirt, janë pikërisht aktivistët e Lëvizjes Besa dhe banorët e Reçicës së Vogël e të Madhe. Sipas tyre,  Lëvizja BESA po pasurohet me njerëz të rinjë nga sektori civil, sektori i biznesit, shëndetësisë, arsimit etj.
 
“Fushveprimi i lëvizjes Besa do të bazohet në parimin e menaxhimit të mirë për zhvillim të qëndrueshëm komunal duke u bazuar në këto objektiva strategjike.Krijimin e një mjedisi të sigurtë dhe perspektivë për të jetuar me të ardhura të mira.Infrastrukturë dhe mjedis të rregulluar,inkurajimin e biznesit të vogël dhe të mesëm ,stimulimin e interesave për investim,ofrimi I shërbimeve publike të përballueshme dhe cilësore.”, tha Bilall Kasami, kryetarë i Lëvizjes Besa, kandidat për kryetarë në Kmunën e Tetovës.
 
“Tetova nuk ka më keq më se ku mund të shkojë, qyteti është me infrastrukturë të shkatërruar dhe ambient të ndotur. Të gjithë tetovarët duan të ikin apo kanë ikur nga këtu. Lumi I shtratit është I shterrur, rrugët tona janë bërë me gropa dhe nuk janë rregulluar, ambient nëpër lagjet tona është I ndotur dhe nuk është pastruar.”, tha Besar Durmishi, bartës i listës për këshilltar.
 
Kasami zbuloi edhe projektin për një fabrikë për përpunimin e patateve me 60 vende të reja pune.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI